Kryetari i Prishtinës Ironizon Lëvizjen Vetëvendosje për Punimet në Kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi nga punimet në kryeqytet, duke e shoqëruar postimin me një mesazh ironik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama ka përdorur disa fraza të kryeministrit Albin Kurti, të cilat ai i kishte përmendur më parë në kontekstin e punëve në Prishtinë. “Fillimisht RENDERI!

Tani BAGERI! dhe tash PROJEKTI.

Po e dini ju!

NTM”, ka shkruar Rama.

Me këtë postim, kryetari i Prishtinës ka vazhduar t’i japë një goditje ironike VV-së, duke iu referuar debatit të mëparshëm për projektet dhe punimet në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *