Arkin Jahiji ka shprehur mirënjohjen e tij pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot, më 1 nëntor.
Ai theksoi se mërgata ka kontribuar shumë në këtë sukses, duke mos kursyer asgjë për të mbështetur kandidaturën e tij.