Kritika ndaj Qeverisë për Emërimet në Diplomaci: Hykmete Bajrami Tregon Raste Alarmante

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj ndaj Qeverisë së Kosovës për emërimet e fundit në përfaqësitë diplomatike.

Ajo e akuzon pushtetin se po vendos familjarë dhe persona të afërt në pozita diplomatike, duke shkelur parimet e merituara.

Bajrami ka theksuar tri raste konkrete, duke pretenduar se në ambasadat e Kosovës janë emëruar mbesa e ministirit Xhelal Sveçla në Washington, kushërira e Luan Dalipit në Berlin, si dhe bashkëshortja e një ish-bashkëpunëtori të tij në Iowa.

Ajo ka kritikuar ashpër Qeverinë, duke theksuar se në një kohë kur qytetarët po përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe besimi në institucione është në nivelin më të ulët, pushteti po merret vetëm me sistemimin e miqve dhe familjarëve në ambasada. “Ju kanë mashtru.

Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën.

Ju kanë mashtru e kanë dështu.

E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju,” ka shkruar Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *