Protestat Studentore në Tiranë: Një Marshim për Dorëheqjen e Kryeministrit

Protestat studentore në Tiranë vazhduan edhe të martën, megjithatë numri i pjesëmarrësve ishte më i vogël dhe nuk pati tensione në rrugët e kryeqytetit.

Studentët nisën marshimin që në orët e para të ditës, duke u fokusuar kryesisht te auditorët e disa universiteteve të Tiranës, ku hynë për të bërë thirrje për bojkotimin e mësimit.

Kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë marshimit, studentët kaluan edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa një nga ndalesat e tyre ishte selia e Partisë Demokratike.

Aty nuk munguan thirrjet kundër opozitës.

Protestuesit e përfunduan tubimin para Kryeministrisë, ku numri i pjesëtarëve të Policisë së Shtetit të pranishëm në bulevard ishte i vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *