Një tjetër shqiptar me origjinë nga Kosova ka ambicie për të siguruar një ulëse në institucionet politike të Zvicrës.
Lulzim Shala, i cili vjen nga Lipjani, është kandidati për deputet në Parlamentin e kantonit Fribourg (Grand Conseil), në zgjedhjet kantonale që do të zhvillohen më 8 nëntor 2026.
Shala po garon nga radhët e Partisë Liberale-Radikale (PLR) në zonën zgjedhore të Broye-s.
Ai është prezantuar si një nga kandidatët e kësaj partie në asamblenë e mbajtur më 11 qershor, ndërsa në raportimet e shtypit lokal, ai figuron me vendbanim në Rueyres-les-Prés.
Sipas gazetës lokale “La Broye”, dega e PLR-së në Broye ka si qëllim ruajtjen e tri ulëseve që aktualisht i ka në Parlamentin kantonal.