Arrestohet shqiptari në Ciampino – Zbulohen 2.5 kg drogë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Ciampino, afër Romës, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza-s që kishte si objektiv luftimin e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera, autoritetet italiane zbuluan mbi 2.5 kilogramë drogë, të cilat ishin fshehur në automjetin e të dyshuarit dhe në një ambient nëntokësor pranë një banese.

Sipas informacionit nga media italiane L’Identità, shqiptari kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve pasi ishte parë duke dalë nga një ambient nëntokësor, i ndërtuar nën shkallët e një banese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *