Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan, duke shkaktuar dy viktima.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë nga Policia dhe Prokuroria janë angazhuar për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Në vazhdim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të realizojnë një vlerësim tjetër të gjendjes së godinës.