Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria përkatëse, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacione që do të ndihmojnë në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ky person i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur në Prishtinë.