Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në zonën Tor San Lorenzo, në Ardea të Italisë, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.
Sipas mediave italiane, arrestimet u kryen gjatë dy operacioneve të ndara kundër trafikut të drogës, të zhvilluara brenda 24 orëve nga karabinierët e stacionit të Tor San Lorenzos.
Të dy të arrestuarit kishin vendbanimin në Aprilia.
Në rastin e parë, 26-vjeçari u kap në momentin kur po i dorëzonte një personi tjetër një pako përmes portës së një banese në rrugën Viale San Lorenzo, shkruan Canaledieci.