Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, pati një takim me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ku u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë kësaj bisedë, presidentja theksoi rëndësinë e raporteve pozitive që ekzistojnë mes Kosovës dhe Zvicrës, duke e vlerësuar Zvicrën si një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.
Shiroka Pula shprehu mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme që Zvicra ka ofruar në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të Kosovës.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër, duke e vlerësuar kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe për kontributin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, përmes kontingjentit Swisscoy, që ka qenë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga viti 1999.