Rënia e Natalitetit në Maqedoninë e Veriut: Analiza e Komunave për Vitin 2025

Gjatë vitit të kaluar, në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në vitin 2025, vendi ka pasur 15.850 lindje, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 20.287.

Kjo do të thotë se janë regjistruar 4.437 vdekje më shumë se lindje.

Megjithatë, disa komuna kanë shënuar rritje të lindjeve.

Haraçina, Saraji, Studeniçani, Çairi dhe Shuto Orizarja janë ndër të paktat që kanë regjistruar më shumë lindje gjatë vitit 2025.

Haraçina udhëheq me një diferencë të madhe, ku janë regjistruar 240 lindje dhe 64 vdekje, duke dhënë një bilanc pozitiv prej 176 lindjesh.

Edhe Saraji dhe Studeniçani kanë pasur 297 lindje më shumë se vdekje, ndërsa në Çair diferenca është 274.

Në Shuto Orizarë janë regjistruar 155 lindje më shumë se vdekje. **Të dhënat për komunat me më shumë lindje sesa vdekje:** – Haraçinë: +176 (13,2%) – Studeniçan: +297 (12,9%) – Saraj: +297 (7,5%) – Zelenikovë: +25 (7,3%) – Shuto Orizarë: +155 (5,9%) – Çuçer-Sandevë: +41 (4,4%) – Çair: +274 (4,3%) – Likovë: +90 (3,9%) – Sopishtë: +23 (3,4%) – Çashkë: +21 (2,6%).

Megjithatë, situata është alarmante në komunat e vogla.

Në Berovë, vitin e kaluar janë regjistruar vetëm 47 lindje nga 174 vdekje.

Në Debërcë kanë lindur vetëm 15 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 61 persona.

Një situatë e ngjashme është edhe në Llozovë, ku janë regjistruar vetëm 8 lindje dhe 35 vdekje. **Të dhënat për komunat me më shumë vdekje se sa lindje:** – Zërnovc: 9 lindje, 37 vdekje (-28) – Debërcë: 15 lindje, 61 vdekje (-46) – Lozovë: 8 lindje, 35 vdekje (-27) – Berovë: 47 lindje, 174 vdekje (-127).

Për të bërë një krahasim, në nivel shtetëror, numri i fëmijëve të lindur të gjallë ka rënë nga 23.075 në vitin 2015 në 15.850 në vitin 2025.

Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 31,3% brenda një dekade, ose mbi 7.200 lindje më pak në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *