Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se nuk është arritur ende një konsensus mes deputetëve për votimin me Badenter.
Ai nënvizoi se ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet, ndërsa aktualisht po punohet për arritjen e një marrëveshjeje.
Propozimi, i cili ka për qëllim të plotësojë zbrazëtirën ligjore pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit, ka mbështetje të nevojshme nga shumica, por kundërshtohet nga opozita.
Mungesa e mbështetjes për votimin me Badenter ka bllokuar gjithashtu ligjin për vetëqeverisje lokale, arsimin e lartë dhe disa ligje të tjera në fushën e arsimit.