Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka shprehur kritika të ashpra ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Bruksel, gjatë Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ajo e ka cilësuar të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.