Tragjedia në Itali: Një punëtor shqiptar humb jetën në aksident

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së martës në Itali, pasi është goditur nga një veturë në një kantier ndërtimi në autostradën A18, që lidh Mesinën me Katanian.

Aksidenti fatal ka ndodhur pak pas orës 09:00, në zonën e kryqëzimit të Giardini Naxos, ku një veturë e drejtuar nga një grua ka hyrë në hapësirën e rrugës së bllokuar për shkak të punimeve dhe ka përplasur punëtorin shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *