Zgjidhja e Re për Shujtën Studentore: Vauçerët dhe Çmimet e Preferuara

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka njoftuar se që nga viti i ri akademik do të hyjë në fuqi një zgjidhje e re softuerike për shujtën studentore.

Kjo zgjidhje do t’i mundësojë studentët që të shfrytëzojnë vauçerët për të qenë të shërbyer në shitore apo restorante të caktuara. “Definitivisht me vitin e ri akademik do të kemi zgjidhje të re softuerike që përfshin disa organizata të cilat do t’u ofrojnë shërbime studentëve me çmime të favorshme dhe me 20% lirim, jo vetëm për shujtën studentore, por edhe për çdo gjë tjetër që do të duan të blejnë në restorante, burektore ose në shitore të tjera që ofrojnë këto shërbime,” tha Vesna Janevska.

Ajo theksoi se për të finalizuar këtë zgjidhje do të organizohen sërish takime përfundimtare me studentët.

Forumi për Ndryshime në Arsim kishte paditur Ministrinë e Arsimit, duke theksuar se shuma prej 140 denarësh për shujtën studentore nuk është harmonizuar me rritjen e inflacionit, sipas ligjit.

FNA gjithashtu kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, që të hapë dyert e restorantit të Kuvendit për 30 deri në 40 studentë, të cilët do të paguanin ushqimet me çmimet që paguajnë deputetët, që sipas tyre janë më të ulëta se çmimi real në treg.

Gashi e pranoi këtë kërkesë, duke thënë se studentët janë të mirëseardhur.

Po ashtu, mbetet e diskutueshme nëse lartësia e shujtës do të arrijë 200 denarë, siç kërkojnë studentët.

Ministria e Arsimit thekson se çdo vit ndanë nga 16 deri në 17 milionë euro për shujtën studentore, që është e mjaftueshme për ndihmën e studentëve, duke bërë të mundur ndërtimin e deri në dy shtëpi studentore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *