Televizioni kanadez CTV News, në emisionin e tij investigativ W5, i ka kushtuar një reportazh të veçantë rastit të shqiptarit K.GJ nga Toronto.
Ai u përfshi në një çështje të rëndësishme droge në Shqipëri, pasi etiketa e bagazhit të tij dyshohet se ishte vendosur në një valixhe tjetër që përmbante lëndë narkotike.
Sipas hetimeve, gjithçka nisi gjatë një udhëtimi drejt Shqipërisë, kur në aeroportin e Tiranës, autoritetet doganore zbuluan kanabis në një valixhe të pakërkuar, e cila kishte etiketën e bagazhit të tij.
Ai dhe bashkëshortja e tij, A.Gj, u ndaluan nga autoritetet shqiptare.