Zvicra ka bërë një investim prej 5.5 milionë eurosh për rehabilitimin dhe përmirësimin e rrjetit të ngrohjes në Gjakovë.
Ky projekt është përmbyllur me një ceremoni ku morën pjesë ambasadorja zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, dhe përfaqësues të institucioneve lokale.
Gjatë vizitës së saj në Gjakovë, ambasadorja u prit nga kryetari i komunës, me të cilin diskutoi për zhvillimet në vend, projektet e realizuara në qytet dhe bashkëpunimin mes Zvicrës dhe Gjakovës.