Kritika e Hykmete Bajramit për Shifrat e Punësimit nga Qeveria

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur kritika ndaj deklaratave të Qeverisë për krijimin e 100 mijë vendeve të reja të punës.

Ajo pretendon se këto shifra nuk përkojnë me të dhënat e kontribuuesve në Trustin Pensional.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka krahasuar rritjen e numrit të kontribuuesve në Trust gjatë dy periudhave katërvjeçare, 2017–2021 dhe 2021–2025.

Sipas saj, në periudhën 2017–2021, numri i kontribuuesve është rritur për 51 mijë, ndërsa gjatë viteve 2021–2025, rritja ka qenë 42 mijë.

Ajo ka theksuar se, duke iu referuar këtyre të dhënave, në katërvjeçarin e kaluar janë regjistruar 9 mijë kontribuues më shumë sesa në katër vitet e qeverisjes aktuale. “Lene propagandën për punësim, tregoni ku janë ato 100 mijë vende pune?

Se në Trust nuk po figurojnë!”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së e ka cilësuar si propagandë pretendimin e Qeverisë për 100 mijë vende të reja pune, duke kërkuar sqarime se ku pasqyrohet ky numër në të dhënat zyrtare.

Ndryshe, numri i kontribuuesve në Trustin Pensional është një tregues i pjesëmarrjes në skemën pensionale, por nuk përfaqëson domosdoshmërisht numrin e plotë të vendeve të reja të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *