Maqedonia e Veriut konfirmon mbështetje për paqen në Ukrainë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë në Berlin në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, i cili u përqendrua në situatën aktuale në Ukrainë dhe përpjekjet për arritjen e paqes.

Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Takimi, i organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, u fokusua në intensifikimin e përpjekjeve për përfundimin e luftës dhe bashkërendimin e veprimeve mes partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara.

Mickoski njoftoi se Maqedonia e Veriut ka konfirmuar mbështetjen e saj për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Në deklaratën e tij, kryeministri tha: “E konfirmuam mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, përmes dialogut, diplomacisë dhe koordinimit me aleatët tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *