Sot në Maqedoninë e Veriut, moti do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu.
Në zonat malore priten kushte për reshje bore.
Do të fryjë një erë e fortë nga perëndimi, e cila do të arrijë shpejtësinë deri në 70 km/h.
Temperatura minimale do të variojë nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të luhatet nga 11 deri në 19 gradë Celsius.