Ministri Sveçla: Hetime mbi implikimin e zyrtarit policor në rastin e sekuestrimit të marihuanës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se një prej veturave të përfshira në operacionin policor për sekuestrimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik ngre dyshime për një zyrtar policor të involvuar në veprimtari kriminale.

Për këtë rast, ai deklaroi se Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet për të sqaruar rrethanat, duke përfshirë edhe dyshimet për përfshirjen e këtij zyrtari.

Operacioni u zhvillua të premten në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër Doganajt në Kaçanik, ku Policia e Kosovës arrestoi tre persona të dyshuar dhe sekuestruan 136 kilogramë marihuanë.

Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar gjithashtu tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.

Sipas Sveçlës, njëra nga veturat e dyshuara ka tentuar të ikë nga Policisë, duke shkaktuar aksidente në trafik.

Për ta ndaluar atë, zyrtarët policorë u detyruan të përdorin armët e zjarrit.

Ministroi theksoi se lufta kundër narkotikëve do të vazhdojë pa kompromis, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohet përfshirja e zyrtarëve policorë në aktivitete kriminale. “Besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës do ta ruajmë dhe forcojmë përmes angazhimit të vazhdueshëm duke pastruar nga radhët e saj çdo individ të lidhur me krimin,” tha Sveçla.

Ai shtoi se asnjë zyrtar nuk do të lejohet të shkelë ligjin apo të përfshihet në veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *