Aksident në Rrugën Pejë-Prishtinë: Dhjetë të Lënduar në Rixhevë

Të premten, më 27 nëntor, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, ku dhjetë persona kanë mbetur të lënduar.

Ky incident ka ndodhur në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, e ka konfirmuar lajmin.

Ai ka sqaruar se aksidenti është raportuar rreth orës 14:05, dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë. “Rreth orës 14:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rixhevë-Klinë (rruga Pejë-Prishtinë).

Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një kamion.

Përveç dëmeve materiale deri më tani, jemi të informuar se përveç shoferit të autobusit edhe nëntë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *