Skena politike në Maqedoninë e Veriut po pasurohet me një lëvizje të re politike.
Lëvizja Një, e udhëhequr nga Besim Hoda, u promovua sonte.
Në fjalimin e tij, Hoda theksoi se kjo lëvizje ka lindur si një reagim ndaj politikës së deritanishme, e cila sipas tij nuk ka përfaqësuar siç duhet shqiptarët. “Lëvizja Një, u themelua si ide për të mbrojtur vlerat shoqërore, për një shtet të së drejtës, për respektim të të drejtave të secilit qytetar.
Për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që gjatë viteve nuk janë respektuar.
UÇK-ja është kapital dhe pasardhësit që erdhën në politikë duhet të mbronin të drejtat e shqiptarëve, por zgjodhen heshtjen kur erdhën në pushtet.
Lëvizja Një po vjen si pasojë e mosdurimit ndaj padrejtësive, ndaj së bashku themi boll më, sepse secili meriton të jetojë dinjitetshëm”, tha Hoda.