Reagimi i Zoran Kusovacit për vizitën e ushtrisë serbe në Kosovë

Gazetari dhe analisti kroat, Zoran Kusovac, ka shprehur mendimin e tij lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Serbisë në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kusovac ka ironizuar këtë vizitë, duke theksuar se oficerët e ushtrisë serbe ishin në Kosovë të çarmatosur dhe nën mbikëqyrjen e KFOR-it.

Ai ka shkruar: “Oficerët e ushtrisë serbe në Kosovë!

Të çarmatosur dhe nën përcjelljen e NATO-s, ashtu siç i ka hije një ushtrie të mundur [shumë herë].”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *