Deputeti Kliti Hoti lëndohet gjatë protestës në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kliti Hoti, ka pësuar lëndime gjatë protestës së mbajtur këtë të diel në Tiranë, ku dyshohet se është goditur me plumb gome nga efektivët e policisë.

Në pamjet e protestës, Hoti duket duke vrapuar në bulevard, por në një moment rrëzohet në tokë pas dyshimeve se është qëlluar me plumb gome.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur deputeti ka tentuar të ndërhyjë për të ndihmuar një protestues që po shoqërohej nga policia.

Disa protestues që ishin afër janë mobilizuar për ta ndihmuar, ndërsa më vonë ai është transportuar me autoambulancë në spital për trajtim mjekësor.

Kliti Hoti është deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *