Pas një jave kërkimesh, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën e San Zeno-s, në provincën e Brescias, 75-vjeçari shqiptar E.A, i cili ishte zhdukur më 21 nëntor.
Ai kishte jetuar për rreth 20 vjet në Itali dhe banonte i vetëm në lagjen San Polo të Brescias.
Familjarët, përfshirë ish-bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, kujdeseshin për të dhe kishin nisur kërkimet pasi kishin humbur kontaktet me të.
Detaji më prekës lidhet me telefonatën e fundit që 75-vjeçari kishte zhvilluar me familjarët, më 21 nëntor, rreth orës 19:21.