Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Sofali të Prishtinës, ku një veturë për pak sa nuk është përplasur në një shtëpi.
Nga pamjet e siguruara, duket se vetura ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaktarin e aksidentit, nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.