Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale në vend është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai e citoi edhe Hristijan Mickoskin, i cili ka theksuar se na presin ditë të vështira. “Unë mendoj se zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
Vetë Mickoski tha se na presin ditë të vështira, vit i vështirë, kështu që me qenë sa ma afër zhvillimeve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët janë vetëm zgjedhjet e parakohshme”, tha Ahmeti për “TV21”.