Arrestimi i Dy Personave për Mashtrim me Grante në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për rastin e datës 04.10.2026, sot më 11.11.2026, janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Në njoftim theksohet se ata janë intervistuar për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar’.

Dy të dyshuarit, H.L. dhe T.M., të dy meshkuj kosovarë, njëri në pozita si drejtor i një kompanie dhe tjetri si menaxher, dyshohen se kanë pranuar dy grante në vlerë totale prej 575,736.00 euro. “Granti i parë është fituar në vlerë prej 293,500.00 €.

Dyshohet se nga kjo shumë, 23,000.00 € janë keqpërdorur duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive janë realizuar në tërësi.

Granti i dytë është fituar në vlerë prej 282,236.00€, nga e cila 39,902.00€ janë keqpërdorur, gjithashtu me raportim të rrejshëm për shpenzimet e blerjes së makinerive”, thuhet në njoftim.

Gjatë procesit hetimor është konfirmuar se të dyshuarit kanë keqpërdorur një total prej 62,902.00 euro nga këto dy grante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *