Britania e Madhe Shpreh Shqetësim për Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Britania e Madhe ka shprehur shqetësim lidhur me planin e Kuvendit të Kosovës për të votuar përsëri ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ajo paralajmëron se një veprim i tillë mund të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë, theksohet se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të Kosovës. “Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të minojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë,” thuhet në reagim.

Ambasada britanike gjithashtu thekson se ka marrë parasysh reagimet pas verdikteve të fundit, por vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë angazhimet ndërkombëtare. “Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të shërbehen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të mbajë angazhimet ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për llogaridhënie, drejtësi dhe sundim të ligjit,” thuhet më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *