Halil Kastrati: Donacionet për Jetimat e Ballkanit Arrijnë në 200 Milionë Euro

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se vlera e donacioneve të mbledhura dhe investuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” arrin rreth 200 milionë euro.

Në emisionin Debat Plus, Kastrati theksoi se këto mjete janë dhuruar nga shqiptarët dhe janë përdorur për të mbështetur familjet në nevojë.

Ai përmendi ndërtimin e më shumë se 2 mijë shtëpive për familjet që kanë nevojë, si dhe projekte të tjera humanitare që, sipas tij, po zgjerojnë veprimtaritë e tyre në qytete të ndryshme të Kosovës. “Afërsisht 200 milionë euro janë investuar.

Janë dhuruar nga shqiptarët për shqiptarët.

Janë ndërtuar mbi 2 mijë shtëpi për familje nevojtare.

Pastaj, mos të harrojmë projektet e mëdha që po shtrihen në të gjitha qytetet e Kosovës,” tha Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *