Një sinjal, jo një vizitë protokollare Kur DZ Bank, banka e dytë më e madhe në Gjermani, dërgon përfaqësues në një forum ekonomik Kosovë-Gjermani, ky nuk është një thjesht mirësjellje. Është një sinjal se kapitali gjerman po e vendos Kosovën në hartën e interesave të tij.
Javën e kaluar, gjatë Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani, prania e DZ Bank-ës u vu re nga shumë pjesëmarrës.
Kjo bankë përfaqësohej në nivelin më të lartë nga z.
Frank Scheidig – drejtor global për Shërbimet Bankare për klientët e nivelit të lartë drejtues.
Megjithatë, pak e dinë se sa e madhe është kjo bankë dhe çfarë rrjeti qëndron pas saj.
Ky shkrim e shpjegon pikërisht këtë dhe çfarë mund të përfitojë Kosova prej saj.
DZ Bank (Deutsche Zentral-Genossenschaftsbank), me seli në Frankfurt, është banka qendrore e sistemit bankar kooperativ gjerman dhe njëkohësisht një bankë korporative.
Aksionarët e saj kryesorë janë vetë bankat kooperative lokale, pra pronësia buron nga poshtë, nga rajonet.