Filipçe: Komunikimet me Ahmetin janë personale, jo politike

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në emisionin “N’Dritë” në Alsat, ka deklaruar se ka komunikime me BDI-në, por ato janë të natyrës private dhe jo politike.

Ai theksoi se komunikon edhe me Ali Ahmetin, por nuk ka koordinim politik mes tyre. “Nëse pyesni nëse kam komunikim personal, me shumicën e njerëzve kam.

Me Ahmetin?

Mes të tjerëve edhe me Ali Ahmetin, megjithatë nuk kemi koordinim politik.

E as ka ndonjë koordinim. Çfarë komunikime?

Personalisht komunikojmë edhe për aspekte tjera personale, njerëzit e shfrytëzojnë përvojën time si doktor e kështu me radhë.

Komunikim politik?

Koordinim politik e as ndonjë formë të koalicioni ose bashkëpunim nuk ka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *