Franca po afrohet për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të sjellë vendosjen e orës policore, pas trazirave të fundit në vend.
Por a është kjo e mundur edhe në Shqipëri?
Kjo ishte pyetja që iu bë ish-deputetit Enkelejd Alibeaj nga moderatori Aleksandër Furxhi në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus.
Alibeaj theksoi se fillimisht do të duhej shpallur gjendja e jashtëzakonshme, por sipas tij, ende nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për të vendosur orën policore në Shqipëri.
Furxhi e pyeti: “Në Francë është vendosur shtetrrethimi.
A jemi ne pranë një gjendjeje të tillë, ku qeveria vendos shtetrrethimin?” Alibeaj u shpreh: “Kushtetuta parashikon që në situata të jashtëzakonshme mund të vendoset edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Kjo do të thotë se disa nga liritë tona kufizohen, dhe këtë e vendos parlamenti.
A është kjo situatë e tillë, që mund ta çojë qeverinë drejt këtij vendimi?
Jo, për mendimin tim.”