Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka theksuar se ndërsa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat për energjinë elektrike, shumë fshatra vazhdojnë të kenë mungesë rryme.
Ajo shprehu shqetësimin e saj dhe kërkoi nga ministrja Rizvanolli të ofrojë një përgjigje të qartë nëse qytetarët do të kenë rrymë gjatë dimrit dhe të lirojë çmimin e energjisë elektrike. ‘E nderuara ministre, vjedhni sa të mundni.
Ajo çka po të them unë sot është se a do të kenë qytetarët rrymë dhe a do të lirohet çmimi, sepse ata po mbyten duke paguar.
Jam këtu për të kërkuar garanci për furnizim me rrymë 100% gjatë dimrit.
Liroje çmimin e rrymës,’ tha Musliu.
Ajo vazhdoi: ‘Ata që vjedhin e manipulojnë, e kanë vendin tjetër.
Nga ju ministre, së bashku me Sveçlën dhe Muratin, që jeni në këto pozita që nga viti 2020, s’pres justifikime boshe.
Jo çka keni bërë ju, por dilni dhe tregoni çka keni bërë që qytetarët të mos e ndjejnë mungesën e rrymës.’