Hetimi për Arratisjen e Iva Mihailovës: Të Dhënat e Sigurisë Nuk e Regjistrojnë Lëvizjen e Saj

Hetimi deri më tani për arratisjen e Iva Mihailovës ka zbuluar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes, as gjatë daljes nga vendi në pikat kufitare të Maqedonisë, as në kamerat e sistemeve të sigurisë gjatë periudhës kritike.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Toshkovski në një intervistë për “Sitel” theksoi se asnjë nga kamerat dhe sistemet e sigurisë në dispozicion të institucioneve maqedonase nuk e kanë regjistruar lëvizjen e saj në intervalin kritik, nga mbrëmja kur ajo u pa në një bar në Koçani deri në momentin kur u shfaq në mediat në Bullgari. “Pjesa e hetimit deri më tani ka konfirmuar se jo vetëm që ajo nuk është në të dhënat e hyrjeve dhe daljeve të vendit gjatë vitit 2026, por policia kufitare bullgare gjithashtu na konfirmoi fillimisht se nuk ka të dhëna për hyrjen ose daljen e saj gjatë këtij viti.

Ajo nuk është zbuluar në asnjë nga kamerat, as në asnjë nga sistemet që kemi”, tha Toshkovski.

Duke iu referuar spekulimeve dhe informacioneve që po qarkullojnë në publik rreth rolit të supozuar të oficerëve të policisë në arratisjen e Mihailovës, Toshkovski shprehu se informacionet deri më tani nuk tregojnë një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *