Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë kontrolleve të rregullta, të realizuara nga stafi i Sigurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në perimetrin e brendshëm të këtij institucioni.
SHKK informon se këto kontrolle janë kryer me fillimin e ndërrimit të punës, si pjesë e praktikave të zakonshme të sigurisë, dhe përfshinin edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës. “Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar.
Gjithashtu, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.