Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës që janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Raste të tilla janë evidentuar në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Malishevë. **Raporti policor për rastet e dhunës në familje:** – **Fushë Kosovë 12.11.2026 – 19:00.** I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar pasi kishte ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. – **Gjilan 12.11.2026 – 21:13.** Një mashkull kosovar është arrestuar pas dyshimeve për ushtrim të dhunës psikike ndaj vajzës së tij për një kohë të gjatë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, gjithashtu me vendim të prokurorit. – **Pejë 12.11.2026 – 16:45.** Është raportuar se një femër kosovare, disa ditë më parë, ka marrë kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte bashkëjetuar.
Ky i fundit kishte kanosur edhe babanë e viktimës përmes telefonit.
I dyshuari aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe rasti është duke u hetuar. – **Gjakovë 12.11.2026 – 11:00.** Një mashkull kosovar me probleme mendore është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij.
Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. – **Malishevë 12.11.2026 – 18:30.** I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.