Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme: Mohojnë akuzat dhe kritikojnë lobimin

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë disa deklarata të forta gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohet për çështjen që e përfshin.

Meta ka mohuar përfshirjen e tij në financat e Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke theksuar se përgjegjësia për këto çështje i takon sekretarisë ose kryesisë së partisë.

Ai gjithashtu është ndalur te çështja e lobimit, duke shpjeguar se rastin e vetëm kur ai ka ndërhyrë politikisht, por jo financiarisht, ka qenë pagesa prej 15 mijë dollarësh, e cila sipas tij është bërë në mënyrë të ligjshme dhe me vendim të kryesisë.

Gjatë fjalës së tij, Meta përmendi edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, me tone të ashpra, duke e quajtur atë “armike të përbetuar të Shqipërisë në shërbim të Serbisë”.

Ai hodhi akuza për ndërhyrje nga përfaqësues të ambasadave të huaja në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta pretendoi se, gjatë kohës që ishte President i Republikës, ishte kërcënuar nga pesë përfaqësues ambasadash për të mos emëruar Marsida Xhaferllarin, por Arta Vorpsin. “A e di ajo gjykatë se jam kërcënuar si President i Republikës nga 5 fëlliqësira ambasadash, që përfaqësonin 5 ambasada të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi?”, tha Meta.

Ai gjithashtu theksoi se nuk përjashton mundësinë që, përmes manipulimeve, të ngrihen akuza absurde, duke përmendur deri në një komplot për vrasjen e presidentit amerikan John F.

Kennedy.

Deklarata e plotë e Ilir Metës në GJKKO: “Nuk habitem të ngrenë akuzë edhe për komplot për vrasjen e Kennedy-t me këto manipulime që janë bërë.

Marrëveshja ka qenë mes dy subjekteve GSIS-Unifi.

Kryetari i LSI-së vepron sipas ligjeve.

Kryetari nuk ka pasur të bëjë me financat, i ka sekretaria ose kryesia e partisë.

Aq më tepër për lobimet, asnjë shpenzim.

Nëse ka një njeri që e di më mirë këtë, është zoti Kllapi.

Ngushëllime për humbjen e nënës, se e mora vesh nga mediat.

Kllapi e di mirë, jemi takuar para se të arrestohesha.

I vetmi rast i dokumentuar që kam ndërhyrë politikisht, jo financiarisht, është pagesa e ligjshme prej 15 mijë dollarësh si parapagim.

Kjo është bërë me vendim kryesie.

Nuk po i futem përrallave të tjera.

Kanë qenë të diktuara nga Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë në shërbim të Serbisë.

Nëse prokurori ka të drejtë të njoftojë që kam bërë pagesa, nuk i kam bërë, sepse nuk kam marrëdhënie me Shatkun, as me askënd.

Zonja ka të drejtën të mbrohet.

Do të mbajë ajo përgjegjësi.

Nuk e di cilës gjykatë i është referuar SPAK-u që prej dy vitesh të bllokoheshin informacionet nga GSIS për LSI-në.

A e di ajo gjykatë se jam kërcënuar si President i Republikës nga pesë përfaqësues ambasadash të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi?

Ajo gjykatë nuk e di që unë iki që sot me shpenzimet e mia në SHBA, nëse ata kanë gjë me mua.

Në SHBA edhe Maduron e arrestuan me mandat arresti.

Ka të bëjë seriozisht me marrëdhëniet shqiptare amerikane. Çdo veprim e kam bërë përmes zonjës.

Kontrata është aq e specifikuar, çdo gjë e verifikueshme.

Pretendimi i prokurorisë që qenka blerë shtëpi, qenka një mesazh 28 qershor 2009 se unë gjëja paskam mesazh me zotin Ismaili me 22 qershor, por oficeri i policisë gjyqësore e ka bërë me 28 qershor procesverbalin. “Takohemi nesër se më duhen 200 mijë patjetër”.

Nuk ekziston një mesazh i tillë.

Pse e ka bërë p.v me 28 në darkë, sepse me 29 qershor ishin zgjedhjet dhe mendonte se do fitonte partia e tij.

DIA është regjistruar pas 14 muajsh në Shqipëri.

Prokuroria është fiksuar te 200 mijëshi.

I kërkoj prokurorisë t’i drejtohet DIA-s të Washingtonit, bëni një letër porosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *