Kryeministri Kurti në Dublin: Rëndësia e Integrimit Evropian për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fillim të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, u prit nga kryeministri irlandez, Micheál Martin.

Kurti theksoi se Irlanda është një tregues i shkëlqyer i suksesit të integrimit Evropian dhe anëtarësimit, duke shtuar se Kosova në këtë proces llogarit shumë në Presidencën Irlandeze. “Jam shumë i lumtur të kthehem në Dublin pas tre vjetësh e gjysmë, dua të falënderoj Taoiseach (kryeministrin) Micheál Martin për ftesën dhe mikpritjen.

Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksi i integrimit Evropian dhe anëtarësimit.

Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim.

Ne llogarisim në presidencën Irlandeze.

Dhe, duam të falënderojmë popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës më 1999, kur u dëbuan nga mëmëdheu i tyre për shkak të gjenocidit të forcave të armatosura të Serbisë së Millosheviqit dhe Jugosllavisë,” tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës gjithashtu falënderoi ushtarët dhe oficerët irlandezë që kanë shërbyer në KFOR për më shumë se dy dekada, duke siguruar paqen, sigurinë dhe mbrojtjen për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian dhe NATO janë organizata të domosdoshme për demokraci, prosperitet dhe sigurinë e përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *