Sot, me organizimin e Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është hapur zyrtarisht Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week).
Ky event shënohet në 200 shtete të botës nga data 16 deri më 22 Nëntor.
Me moton “Entrepreneurs Thrive Here”, në Kosovë gjatë #GEW2026 do të organizohen mbi 30 ngjarje, forume biznesesh, takime, tryeza diskutimi, gara dhe takime frymëzuese për komunitetin.
Kalendarin e plotë të aktiviteteve e gjeni këtu.
Në ceremoninë hapëse ishin të pranishëm përveç kryeministrit Kurti, edhe Mërgim Cahani nga Gjirafa, Uranik Begu nga Plug and Play, Dorina Grezda, Gem Maloku nga NLB Banka dhe Marigona Ujkani nga Coca-Cola Kosova.