Kontrolli i Doganës: Zbulohet Dërgesa e Padeklaruar me Mallra të Ndryshme

Dogana e Kosovës njofton se, përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut, ka përzgjedhur për kontroll të detajuar një kamion që transportonte mallra të deklaruara nga një operator ekonomik.

Gjatë kontrollit të kryer nga zyrtarët doganorë, janë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara, të cilat kërkojnë leje përkatëse për import si dhe autorizime për tregtimin e mallrave të akcizës.

Në dërgesë janë gjetur: 11,520 paketime prezervativësh, me nga 3 copë secila, si dhe 400 cigare elektronike.

Dogana njofton se vlera totale e mallrave të zbuluara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet në rreth 4,400 euro. “Dogana e Kosovës, përmes zbatimit të mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit të riskut, vazhdon të identifikojë dhe parandalojë rastet e mosdeklarimit të mallrave, duke siguruar zbatimin e legjislacionit doganor, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe konkurrencën e drejtë në treg.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *