Kozeta Miliku emërohet Canada Research Chair në Universitetin e Torontos

Studiuese shqiptare Kozeta Miliku ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj akademike në Kanada, duke u emëruar në pozitën “Canada Research Chair – Tier 2” në fushën e të Ushqyerit dhe Shëndetit të Fëmijëve dhe të Rinjve, në Universitetin e Torontos.

Me këtë emërim, hulumtimet e drejtuara nga Miliku do të mbështeten me 500 mijë dollarë kanadezë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfshirë 100 mijë dollarë në vit, financim që sigurohet nga Instituti Kanadez për Kërkime Shëndetësore.

Ajo është njëra nga 31 studiuesit e Universitetit të Torontos që janë përzgjedhur për pozita të reja ose të rinovuara kërkimore.

Miliku është profesoreshë asistente në Departamentin e Shkencave të Ushqyerjes, në Fakultetin e Mjekësisë Temerty.

Hulumtimet e saj përqendrohen në ndikimin e ushqyerjes në zhvillimin e fëmijëve dhe lidhjen e saj me rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë studimin e ushqyerjes së prindërve para ngjizjes, periudhën e pubertetit dhe adoleshencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *