Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se bota po kalon nëpër krizën më të madhe energjetike të historisë, duke shprehur shqetësimin se zhvillimet globale mund të çojnë njerëzimin drejt një lufte të tretë botërore.
Ai vëren se ndikimi më i madh pritet në Evropë, veçanërisht në sektorin e energjisë elektrike dhe karburanteve.
Si një tregues i kësaj situate, Mickoski përmend çmimin e gazit në bursat ndërkombëtare. “Ne po përballemi me krizën më të madhe energjetike në histori, që njerëzimi mban mend.
Në të njëjtën kohë, kam ndjesinë sikur bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore, në heshtje.
Pritet një dimër jashtëzakonisht i vështirë, veçanërisht për Evropën, kur bëhet fjalë për energjinë.
Këtu e kam fjalën fillimisht për energjinë elektrike, pastaj për karburantet dizel dhe benzinën pa plumb.
Flas për çmime të larta, sepse nëse sot i shikoni bursat, do të vini re se gazi është trefish më i shtrenjtë krahasuar me çmimin që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,” deklaroi Mickoski.