Kujdesi gjatë Shitjes Online: Policia e Kosovës Paralajmëron për Mashtrime

Policia e Kosovës ka bërë apel për qytetarët që të tregojnë kujdes kur shesin produkte përmes platformave online, pas evidentimit të rasteve të mashtrimit me linqe të rreme që kanë për qëllim të marrin të dhënat bankare.

Sipas Policisë, individët e dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe më pas iu dërgojnë vegëza mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, duke pretenduar se kjo është për të realizuar pagesën.

Për të shmangur këto situata, Policia i inkurajon qytetarët që të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartelave bankare, përfshirë numrin, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar.

Gjithashtu, qytetarët duhet të verifikojnë çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse.

Nëse ndonjëherë kanë ndarë të dhënat bankare në faqe të dyshimta, Policia rekomandon që menjëherë të kontaktojnë bankën për të bllokuar kartelën dhe të raportojnë rastin në organet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *