Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes rrjetit social X, njofton se sot partia do të dorëzojë një kallëzim penal lidhur me rastin ‘Alta Banka’.
Ky kallëzim përfshin pastrimin e parave të Vuçiqit, presionin, llogaritë dhe transfertat, si dhe menaxhimin e parave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve publike.
Filipçe theksoi se LSDM nuk do të lejojë që qeveria e Mickoskit ta fshehë këtë skandal dhe të shmangë përgjegjësinë. “LSDM po ngre padi penale kundër ‘Alta Banka’.
Grupi i krimit të organizuar i Hristijan Mickoskit dëshiron të mbulojë skandalin e ‘Alta Banka’ dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë.
Të fshehë llogaritë, transaksionet, origjinën e kapitalit, lidhjet me klanin kriminal të Vuçiqit, që të mos dihet se kush nënshkroi dhe për interesa të kujt.
Mickoski dhe Slaveski ngritën kallëzim kundër opozitës sepse janë në panik.”