Mangësitë në Sundimin e Së Drejtës në Maqedoni: Komentet e Blagoja Pandovskit

Kryetari i “Transparency International” në Maqedoni, Blagoja Pandovski, pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për vendin, theksoi disa mangësi të rëndësishme në sundimin e së drejtës.

Ai veçoi ndikimin mbi gjyqësorin dhe varësinë e institucioneve të drejtësisë nga buxheti i shtetit. “Në pjesën e World Justice Project, përkatësisht sundimi i së drejtës, një nga mangësitë më të mëdha të detektuara është pjesa e pavarësisë së gjyqësorit, do të thotë ndikimi ndaj organeve gjyqësore.

Aty theksohet nga ana e autoriteteve tjera si pushteti ekzekutiv e kështu me radhë.

Do të thotë, gjyqësori nuk ka pavarësi të mjaftueshme, si në aspektin e ndikimit, ashtu edhe në atë të pavarësisë nga karakteri funksional. Çka do të thotë kjo?

Se nëse ju si pushtet ekzekutiv dhe si pushtet ligjvënës, përmes procedurave adekuate ligjore, siguroni numër të mjaftueshëm të mjeteve për organet gjyqësore, për gjykatat dhe prokuroritë, ato do të funksionojnë me gjasë më të madhe që t’i ndjekin autorët e veprave penale, përkatësisht që të gjykojnë në lëndë edhe civile, edhe penale”, deklaroi Blagoja Pandovski në “Shenja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *