Pas një rrugëtimi të gjatë profesional në Gjermani dhe Zvicër, mjeku Besnik Ismajli ka vendosur që të sjellë përvojën e tij të çmuar edhe në Kosovë.
I specializuar në mjekësinë interne dhe gastroenterologji, ai aktualisht ushtron profesionin në të dyja vendet, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive mes sistemeve shëndetësore.
Angazhimi i tij në Kosovë filloi në fillim të vitit 2023, me bindjen se eksperienca profesionale e fituar në Evropë do të ndihmojë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në vend.