Nëntë Shoferë të Arrestuar për Drejtim të Pakujdesshëm të Automjetit

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria nëntë shoferë në lokacione të ndryshme në vend, për shkak të veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Nga ta, gjashtë persona kanë drejtuar automjet pa marrë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.S. (46), M.R. (26) dhe Z.S. (26) nga Shkupi, A.M. (27) nga fshati Nikishtan në rrethin e Shkupit, G.T. (56) nga fshati Podles në Komunën e Gradskos dhe A.K. (28) nga fshati Drenovë, rrethinat e Kavadarit, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

Dy shoferë, G.J. (49) nga Koçani dhe M.S. (35) nga Kumanova, gjithashtu kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu, D.S. (21) nga Kriva Pallanka ka drejtuar automjet përkundër masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit motorik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa marrë provimin e vozitjes, nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit.

Le të kontribuojmë të gjithë së bashku për një siguri më të madhe në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *