Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira.
Në disa lugina, do të ketë mjegull në mëngjes.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, dhe në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull në mëngjes.
Erë mesatare pritet nga jugu.